Kryeministri Edi Rama ka pohuar sot në Kuvend se Shqipëria ia ka dalë në fazën e parë të përballjes me covid 19 dhe se asnjë vend tjetër nuk ka bërë më shumë në luftën ndaj koronavirusit ndërsa ka folurpër shembuj konkret apo pasoja konkrete që do pësonte vendi në mungesë tëmasave që sipas tij ka marrë qeveria.

Ai përmendi rastin e deputetit Adriatik Alimadhi dhe shtoi se nëse nuk do merreshin masat në fuqi, do tëkishte shumë deputetë që do të mungonin në sallë sikurse ligjvënësi në fjalë.

Sot në sallë mungon një deputet, sikrse u përmend këtu, Adriatik Alimadhi që për të cilin bashkohem me urimet tuaja për shërim sa më të shpejtë. Por di t’ju them se nëse nuk do të ishin marrë këto masa dhe në kohë, shumë nga ne dhe nga ju nuk dpo të ishin sot këtu në sallë.

Ndërsa projeksiopnet tona, sikur masat mos ishin respektuar, flisnin për 2800 të vdekur. Qeveritë vlerësohen për atë që bëjnë dhe atë që ndalojnë të ndodhë. Nuk ka asnjë argument dhe asnjë arsye që mund të hedhë poshtë faktin se sot Shqipëria ia ka dalë fazës së parë të përballjes me këtë armik. Natyrisht në kushtet e stresit, mungesës së durimit, apo vullnetit për tu informuar drejt, ka hapësirë dhe për teori konspiracioni apo fantazitë për një komplot botëror por e vërteta është se ne jemi këtu së bashku me gjithë botën, dhe e shohim cdo ditë, e dëgjojmë cdo ditë se edhe vendet më të zhvilluara, më të ditura, janë konfuzion.

Edhe OBSH është shfaqur më shumë se një herë kontradiktore me vetveten në një përballje që e ka gjetur botën në befasi dfhe po godet GDP-në e planetit si asnjëherë më parë. Unë di të them këtë që asnjë vend, asnjë vend në glob, nuk ka bërë asgjë më shumë se kemi bërë ne, asgjë më shume, tha Rama

Ky rrezik nuk pyet fare se kush je, ky të kap dhe të mbërthen dhe për këtë arsye të gjithë duhet ët jenë të vetëdijshëm dhe nuk duhet ushqyer populli me dëngla, tendera sekret. Nuk ka tendera sekret ën Republikën e Shqipërisë, janë procedura ët përshpejtuara siç i kërkon ligji. Prandaj po u bëj thirrje mos bashkëpunoni me Covid, votoni kodin. Mos u bëni agjentë të Covid në parlament votoni kodin, mos bëni atë që Covid pret, që të ketë hapësirë e t’i hopi në kurriz atyre që i shkelin, e t’i përdori si bomba, vijon Rama