Mamurrasi, ishte një prej qyteteve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, pasi me dhjetra banesa rezultuan të pabanueshme, ndërsa 70 banorë janë strehuar në cadra.Ramiz Vokshi tregon, se prej 8 vitesh jeton në Kanada dhe para pak kohësh ka humbur gjysmën e familjes një aksident automobilistik. Ai thotë, se e ka përjetuar një “tërmet” në jetë ndaj bashkë me familjarët, Asim dhe Blerta Vokshi, ka blerë për qyetarët e Mamurrasit një autoambulancë dhuratë.Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Mamurras, Anila Lleshi,e falenderoi Ramizin, të cilit i dhuruan lule dhe një certifikatë në shenjë mirënjohjeje.Por ky kontribut nuk është pritur mirë nga Prefekti i Lezhës, Gjok Jaku, i cili i ka shkuar një mesazh Ramizit, ku thotë, se autoambulanca është dhuratë e Qeverisë Kanadeze për popullin shqiptar, e jo për taksi, ndaj duhet t’i cohej atij e jo Qendrës Shëndetësore.I prekur dhe i keqardhur Ramiz Vokshi tregon cekun e blerjes së kësaj pajisjeje dhe gjithë dokumentacionin shoqërues.
Stop – I dhuron qytetit autoambulance, por prefekti e fyen dhe e refuzon! (3 dhjetor 2019)
Related Posts
Megaoperacioni i SPAK/ GJKKO urdhëron ndalimin e publikimit të dosjes deri në përfundim të hetimeve
GJKKO merr vendim për ndalimin e publikimit të kërkesë së Prokurorisë apo përmbajatjes së saj deri në përfundim të hetimeve, si dhe ndalimin tërësisht të publikimit të këtij vendimi deri…
“Dumani përsëriti skemën e mashtrimit”, Berisha për mega-operacionin e SPAK: U bë gjithçka për të mbuluar lidhjet e qeveritarëve me krimin e organizuar
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një dalje publike për mediat deklaroi se kreu i SPAK Altin Dumani përsëriti skemën e mashtrimit, edhe në operacionin e fundit të Strukturës së Posaçme. Berisha…
-
Pingback: เพิ่มวิวไลฟ์สด