
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë arrestuar shtetasin E. D., 36 vjeç, banues në fshatin Grilë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Procedimi në gjendje të lirë: Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasit:
– L. M., 53 vjeç, banues në fshatin Naraç, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
– Një 17-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Vjedhja: Më datë 26.04.2025, shtetasi N. Gj., 90 vjeç, ka kallëzuar se është vjedhur një shumë parash në banesën e tij në fshatin Grilë, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Të gjitha materialet procedurale janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodër për veprime të mëtejshme.