
Në Ças të Velipojës, bashkë me prof. Lucianon, Matilden dhe Liljanin, në një takim të ngrohtë me banorët e zonës.
Çasi është një prej atyre fshatrave që kanë mbetur thuajse të harruar nga shteti, por ku jeta ende pulson. Njerëzit këtu kërkojnë asgjë më shumë se sa dinjitet dhe mbështetje për punën e tyre.
Partia Demokratike ka një plan të qartë për t’i dhënë fund kësaj braktisjeje.
Subvencione direkte për çdo fermer, për çdo njësi prodhimi, kokë bagëti apo fidanë të mbjellë – ashtu siç ndodh në vendet e BE-së.
Heqje e TVSH-së për përpunimin bujqësor, që fermerët të mos shfrytëzohen nga ndërmjetësit dhe paratë të shkojnë drejtpërdrejt te prodhuesit.
Mbështetje për naftën bujqësore, për teknologji të reja, për të rinjtë që duan të nisin një fermë, dhe për garantimin e analizave të tokës.
Këto nuk janë fjalë, janë masa konkrete për ti ardhur në ndihmë fermerit shqiptar.
Ndryshimi po vjen. Dhe ai fillon pikërisht aty ku është lënë gjithmonë në fund – në fshatin shqiptar.
#shkodramadheshtore #shqiperiamadheshtore #voto1