
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një grua për ushtrim prostitucioni dhe bashkëpunëtorin e saj. Mësohet se Alma H. ofronte favore seksuale kundrejt pagesës, ndërsa 40 vjeçari Robert L u bënte foto intime klientëve. Kjo ishte mënyra për t’u marrë shuma të mëdha parash, duke i kërcënuar me publikimin e tyre.“Ushtronte prostitucion dhe më pas, në bashkëpunim me 1 mik të saj, kërcënonte me mjet prerës, klientët, për t’iu marrë shuma të mëdha parash, vihen në pranga 49-vjeçarja dhe bashkëpunëtori i saj 40-vjeçar. Në pranga dhe një shtetas tjetër që shoqërohej me 40-vjeçarin, pasi gjatë kontrollit i gjetën një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza gati për shitje. Sekuestrohet mjeti prerës, në banesën e 49-vjeçares. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës dhe me mbështetjen e forcave operacionale të DVP Durrës, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Last Threat”. Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetasit R. L., 40 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, A. H., 49 vjeçe, banuese në Spitallë, Durrës dhe A. H., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasja A. H. i ka ofruar favore seksuale, kundrejt pagesës, shtetasit F. Ç., në banesën e saj. Më pas, në bashkëpunim me shtetasin R. L., e kanë kërcënuar shtetasin F. Ç. me mjet prerës (thikë), dhe i kanë marrë 65000 lekë të rinj. Po nga hetimet ka rezultuar se shtetasja A. H. ushtronte prostitucion dhe më pas shtetasi R. L. iu bënte foto intime klientëve, si dhe i kërcënonte për të paguar shuma të mëdha parash, me qëllim mospublikimin e fotove.