
Bashkë me Senadën ishim në Oblikë, ku takuam banorët e bllokut të pallateve dhe dëgjuam me vëmendje shqetësimet që i shoqërojnë prej vitesh. Realiteti është i ashpër: mbi 70% e banorëve detyrohen të shkojnë çdo ditë për të punuar në Malin e Zi, sepse në Shqipëri mungon puna, mungon mbështetja, dhe për shumë prej tyre mungojnë edhe pensionet.
Partia Demokratike vjen me një plan të qartë dhe të ndershëm për të garantuar një jetë më të mirë për çdo qytetar. Do të vendosim një minimum jetik prej 200 eurosh në muaj për çdo individ. Do të rrisim pagën minimale në 500 euro dhe atë mesatare në 1200 euro. Dhe do të sigurojmë që askush të mos ketë më një pension nën 200 euro.
Oblika dhe shumë zona të tjera si kjo meritojnë më shumë. Ne nuk premtojmë mrekulli, por një shtet që punon për njerëzit. Dhe këtë do ta bëjmë bashkë.






