Me Luçianon, Bardhin dhe Senadën pranë zonës së Sahatit dhe në Rus, takuam nga afër shumë nga ata që e mbajnë Shkodrën në këmbë – sipërmarrës, punonjës të shërbimeve, qytetarë që çdo ditë përballen me sfida reale: nga dyfishimi i taksave lokale te rënia e konsumit, mungesën e mbështetjes për bizneset e vogla, vonesat në shërbime dhe infrastrukturën e lënë pas dore.
Folëm për shqetësimet e tyre dhe ndamë vizionin tonë për atë që ne besojmë: një Shkodër që ecën përpara dhe që duhet të mbështetet tek ata që punojnë, investojnë dhe nuk dorëzohen kurrë para vështirësive.
Më 11 maj, është koha për të zgjedhur ndryshimin e shumëpritur. Është dita të votojmë programin e PD për Shkodrën dhe Shqipërinë madhështore. Programi ynë ka në qendër qytetarin dhe zgjidhjen e problemeve. Jo me premtime e fjalë, por nëpërmjet një plani konkret, serioz dhe të realizueshëm.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 5 persone, redazione e il seguente testo "SPORT 20 2025"Potrebbe essere un'immagine raffigurante 4 persone e il seguente testo "A W"

 

Potrebbe essere un'immagine raffigurante 8 persone e vestito elegante