Të nderuar qytetarë,
Për shkak të punimeve që do të kryhen, segmenti rrugor në Bulevardin “Skënderbeu” në qendër të qytetit do të jetë i mbyllur nga data 5 Prill deri më 12 Prill, nga ora 08:00 deri në 18:00.
Nesër nis asfaltimi i plotë i këtij segmenti dhe do të përfundojnë edhe ndërhyrjet për kolektorin në qendër të qytetit.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të lirojnë hapësirën e parkimeve përgjatë këtij segmenti që sot, me qëllim që t’i lihet mundësia mjeteve të kryejnë asfaltimin e shpejtë të rrugës.
Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit do të jenë të koordinuara dhe do të ndihmojnë qytetarët në orientimin e trafikut.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj gjatë periudhës kur do të kryhen punimet në këtë zonë.
Faleminderit!