Në Anën e Malit nuk vij si i panjohur. Kam punuar këtu si mjek, kam ndjerë nga afër jetën, vështirësitë dhe forcën e njerëzve fisnikë e punëtorë që mbajnë këtë vend gjallë.

Sot kthehem ndryshe – si kandidat për deputet, me bindjen se kjo zonë meriton më shumë. Më shumë investim, më shumë vëmendje, më shumë dinjitet.

Jam me Partinë Demokratike sepse besoj tek ndryshimi.

Por mbi të gjitha, jam me njerëzit që punojnë çdo ditë, që nuk ankohen, që e duan vendin e tyre pa zhurmë.
Me mbështetjen tuaj për përfaqësues si Senada, Liljani dhe të gjithë kandidatët e Partisë Demokratike, mund të bëjmë diferencën