
Në këtë 8 Mars, Partia Socialiste Shkodër shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin e saj më të thellë për të gjitha gratë dhe vajzat, shtyllat e familjes, shoqërisë dhe zhvillimit të vendit tonë.
Sot, në këtë ditë reflektimi dhe force, ne jo vetëm që festojmë, por dhe angazhohemi për të vijuar punën drejt një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë. Këtë frymë solidariteti dhe fuqizimi e ndamë së bashku me gratë e forumit tonë, në një event ku u ndje energjia dhe kontributi i jashtëzakonshëm i secilës prej jush.
Faleminderit për forcën, dashurinë dhe përkushtimin që jepni çdo ditë! Së bashku ndërtojmë një të ardhme më të mirë!
Gëzuar 8 Marsin!