
Bashkia në punë, për shumë nga skeptikët, është konsideruar një slogan dhe jo një zotim konkret. Por tashmë çdokush që shëtit nëpër qytet mund të vërejë ndryshimet e mëdha që po ndodhin në infrastrukturë, me punime intensive në disa zona kyçe. Ky mobilizim i gjerë, i cili mungoi për më shumë se 30 vite, po sjell një frymë të re zhvillimi për qytetin dhe banorët e tij. Mjafton vetëm një kalim në qytet për të parë se në çdo segment punonjësit e ndërmarrjeve dhe firmave kontraktuese janë në terren.
Transformimi i Zdrales në zemër të qytetit po ecën me ritme të shpejta, një investim i rëndësishëm që do ta shndërrojë atë në një hapësirë moderne dhe tërheqëse për qytetarët dhe perkrahje per biznesin.
Me zgjerimin e korsive të biçikletave, Shkodra po forcon identitetin e saj si qyteti i biçikletave, me një vizion për një qytet më ekologjik.
Rinovimi i fasadave po i jep një pamje më të bukur dhe të kuruar zonës, lagjeve dhe blloqeve të pallateve, duke rritur vlerën estetike të qytetit.
Hapësirat e gjelbra kryesore të Shkodrës po mirëmbahen dhe përmirësohen.
Për herë të parë pas dekadash pa ndërhyrje, qyteti po përjeton një investim të gjerë dhe të koordinuar. Qyteti i Shkodrës më në fund po merr vëmendjen dhe investimet e nevojshme për zhvillimin e tij urban. Teksa “Bashkia në punë” duket tashmë një zotim, atë nuk e sheh vetëm ai që s’do sy për të shikuar dhe dashamirësi për të pranuar ndryshimin pozitiv.