Të enjten e 30 Janarit, anëtarët e këshillit bashkiak të Shkodrës kanë zhvilluar mbledhjen e radhës së rendit të ditës.

Edhe pse në dukje, nuk parashikohej të ishte një mbledhje e gjatë, diskutimet e rendit të ditës kanë bërë që kjo mbledhje të kalojë më shumë se 4 orë e gjysëm.

Por pas diskutimeve maratonë, me shumicë votash këshilli I bashkisë Shkodër miratoi :
Këshilli Bashkiak në mbledhjen e tij të datës 30.01.2025 miratoi :

1. ProjektVendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Dhjetor 2024”.
2. ProjektVendim: “Për miratimin e kritereve për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet aplikuese, të cilat nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit dhe që do të trajtohen nga fondi shtesë mbi fondin e kushtëzuar ( 6%) për ndihmën ekonomike“.
3. ProjektVendim: Për një shtesë në VKB nr.76 datë 19.12.2024 „Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025-2027 të Bashkisë së Shkodrës.“ Dhe detajim të fondeve sipas aktit normativ nr.5 datë 19.12.2024 të Ministrisë së Financave”.
4. ProjektVendim: “Për miratimin në parim të vlerës së bashkëfinancimit dhe listës së përfituesve për realizimin e projektit “Përmirësim i Infrastrukturës, kryesisht në zonat informale“ (Rikonstruksion Rruga Roza Lejn dhe Degëzime) ”.
5. ProjektVendim: “Për miratimin në parim të bashkëfinancimit në zbatim të fondeve të planifikuara për programet e strehimit social për vitin 2025, për realizimin e një kati shtesë në objektin: Banesa sociale me Qira ( Ish-Konvikti i Shkollës Veterinare), i përshtatur për strehim social”.
6. ProjektVendim: “Për një ndryshim në emërtimin dhe ndryshimin e fushës së përdorimit të pjesshëm në VKB nr.51, datë 14.04.2009 “Për miratimin e listës së pjesshme të pronave të paluajtshme shtetërore që kërkohen për transferim në pronësi të Bashkisë Shkodër“, miratuar me VKM nr.421, datë 02.06.2010, të ndryshuar, sipas lidhjes 1, të pronës me numër rendor 13, sipas formularit për inventarizimin e pronave të paluajtshme shtetërore”.
7. ProjektVendim: “Për miratimin e listës së përfituesve dhe vlerës së subvencionit të qirasë për ato individë/familje që nuk përballojnë qiranë në tregun e lirë për vitin 2025”.
8. ProjektVendim: “Për miratimin e planit vendor të mbrojtjes së Biodiversitetit”.
9.Projektvendim “Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”.
10.”Për miratimin e kërkesës për transferimin në pronësi , të pronave të ish Reparti Ushtarak Bërdicë , Pasuria Nr.10/127 dhe pasurinë në përgjegjësi të DPSHTRR nga prona shtetërore tek Bashkia Shkodër”.