
Pas muajsh heshtjeje, Chiara Ferragni ka folur hapur në lidhje me marrëdhënien e saj me Fedez dhe për arsyet pse ajo përfundoi.
“Kam zgjedhur të hesht gjatë këtyre muajve për të mbrojtur veten dhe familjen time. Nga njëra anë për çështjen profesionale, për të cilën do të bëj gjithçka që kam në dorë për të mbrojtur të vërtetën time dhe për të dëshmuar pafajësinë time. Nga ana tjetër, për jetën private, për të cilën nuk mund të hesht më”, shkruan Ferragni.
Në rrëfimin e saj, ajo flet për 7 vite dashurie, ku ka sakrifikuar, edhe në momente duhej të largohej.
“Kam kaluar 7 vite lidhjeje ku kam dashur siç di unë, pa kufij dhe me gjithë shpirtin tim. Kam dashur edhe kur kishte shumë arsye për të ikur. Kam duruar situata për të cilat do t’i thosha çdo mikeshës time ‘mos e lejo të të ndodhë’. Për mua dashuria ishte edhe kjo: të sakrifikohesha. Të minimizoja mungesën e respektit dhe të justifikoja sjelljet e gabuara, vetëm për të mbrojtur tjetrin, për të mbrojtur familjen, për të mbrojtur marrëdhënien. Sepse gjithmonë e kam konsideruar veten atë të fortën, atë të pavarurën, atë që duhej të luftonte për të gjithë”, shkruan ajo.
Ferragni tregon se gjithçka ndryshoi në shkurt, kur ajo po kalonte një periudhë të vështirë.
“Nuk kam folur as kur u braktisa nga një ditë në tjetrën në shkurtin e kaluar, në momentin tim më të vështirë, kur mezi arrija të ngrihesha nga shtrati”, shkruan ajo.
Më tej, ajo zbulon se ndarja nuk ndodhi siç ishte raportuar në media.
“Kam dëgjuar shumë herë që unë e kam nxjerrë nga shtëpia, por askush nuk ka thënë se e kam bërë këtë pasi zbulova një tradhti pikërisht në ato ditë – vetëm një nga të shumtat, me sa duket. Dhe askush nuk ka thënë se ai nuk hezitoi aspak për të shfrytëzuar këtë situatë dhe për të mos u përfshirë në ‘dëmin tim të imazhit’”, tha ajo.
“Nuk thashë asgjë publikisht gjatë muajve që pasuan, as pas të gjitha gjërave të neveritshme që kam zbuluar se bëheshin vazhdimisht pas shpinës sime, ndërsa unë bëja gjithçka për ta ndihmuar të dilte nga momentet e errëta, pa ditur për asgjë nga këto. Nuk thashë asgjë as kur, disa ditë para Krishtlindjeve 2024, Federico më telefonoi (plotësisht i vetëdijshëm që po fliste me mua në telefon) dhe pranoi për herë të parë lidhjen me këtë dashnoren që kishte vazhduar që nga 2017 dhe më tha gjithashtu se kishte menduar të mos martohej disa ditë para martesës, por nuk dinte si të tërhiqej publikisht.”, tha Chiara.