Tamara Gaci, gruaja e kompozitorit Pjeter Gaci, rusja e bukur qe me plot goje asht shkodranizu pse e desht kete vend ku dashuria e solli.
nga Astrit Fani
“Pêr ty Atdhe”
Dielli përvëlon në këtë mëngjes Qershori.Muaj i mbrapshtë këtë vjete ky Qershor, e kështu është të pakten një herë në dy vjet, ku veç temperaturave të larta e përcellon edhe e mbrapshta politikë.
Rruga ime e mëngjesit asht e pershkueme me shumë përshëndetje gati të përditeshme me të njënjtet bashkëqytetarë. Nji ndër to edhe vajza simpatike që e shoh përherë me fshesë në dorë në të njenjtin orar duke pastruar para dyqanit të saj. Veshja dhe luku i kësaj bukurosheje nuk kanë asgjë të përbashkët me fshesen, gjithsesi me shumë deshirë ajo pastron trotuarin me pllaka të prishura.
– Mirëmengjes!
– Gjesi, të lumshin duart!
– Petrit, e njeh Lepushën, atë gruan që sapo kaloi? Do të kisha dëshirë që edhe unë të kisha fëtyren e saj të lëmuar, foli vajza me zanin e saj të brishtë.
Qesha me vajzen bukuroshe që ënderron pleqërinë e lumtur!
I kthehem duke i folur lehtë. – A e din pse shkëlqen shpirti i saj? Ajo dhe dashnia e saj i ka rrenjet në pentagramet e bashkeshortit të saj!”
Largohem duke buzëqeshur dhe shpejtuar hapat për t’u bashkuar me Lëpushen.
– Mirëmengjes zonjë!
– Mirëmengjes zotni! – Përgjigjet Lëpusha me theksin e saj të veçantë. Mbi gjashtëdhjetë vite në Shqipëri e nuk arriti t’i largohej theksit të vendlindjes së saj të largët. Gjë që e bën edhe ma të veçantë.
Shikimi im u perqëndrua në portretin e saj, sa të lemuara faqet , sy të qeshur dhe trup aspak i sforcuar për të qendruar drejt edhe pse tetëdhjetë e katër vjeçe.
– Si je, si janë nga shtëpia? – e pyes pak si me ledhatim…
– Mirë janë, unë… unë pak e mërzitur. Jam shumë e shqetësuar nga kjo situatë e peshtirë politike që po kalon vendi im.
Vendi im?! Lëpusha e konsideron Shqipërinë vendin e saj!
Gjithmonë më ka pëlqyer kjo zonjë. Dua ti dhuroj nji përqafim si falenderim të mirënjohjes ndaj nesh, ndaj vendit që ajo e quan vendin e saj, ndërsa ajo vazhdon:
– Dëgjo këtu, vërtetë jam shumë e shqetësuar! Para pak ditësh, në të marten e fundit të muajit Maj shkova në Kishen e Laçit. Aty kam ndezur katër qirinj. Të parin për shpirtin e prindërve të mij që janë larg , të dytin për shpirtin e tim shoq që është lart, të tretin për mbarësinë e familjes sime, ndërsa tjetrin…merr frymë si të dojë të mbushet me shpresë e vazhdon –tjetrin e ndeza për qetësinë e Shqipërisë.”
Sytë iu mbushën me lot.
E përqafova fort, e të dy të emocionuar si vazhdim bisede kënduam ” Për ty Atdhe”.
Ps. kushtuar ne 85 vjetorin e saj te limdjes.