Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS drejtuesit politikë.

Në mbledhje do të flitet për rëndësinë e votës së diasporës. Gazetari Ergys Gjencaj dha detaje për News24 në lidhje me këtë takim.

Ergys Gjencaj: Kryeministri Rama nuk është në selinë e PS. Në seli është drejtuesja politike për Tiranën Elisa Spiropali, Taulant Balla, Ulsi Manja, Arbjan Mazniku. Drejtuesit e tjerë janë të mbledhur online. Më 11 janar është hapur zyrtarisht platforma online, ku qytetarët shqiptarë në diasporë mund të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Disa politikanë nga PS kanë qenë fizikisht në Greqi e në Itali. Në këtë mbledhje po jepen detyra, për të forcuar angazhimin për votën e diasporës. Deri tani janë mbi 7000 aplikime për të votuar nga diaspora. Këto mbledhje pritet që të jenë të shpeshta, pasi PS i jep rëndësi diasporës.

(Balkanweb)