Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele ( 12 janar 2024) te Pallati me Shigjeta, ku një 56-vjeçar është qëlluar për vdekje teksa ishte në makinë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Bujar Nasufi. Autorët sipas të dhënave paraprake janë larguar me motor drejt zonës së Selitës.

Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin Bujar Nasufi rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”,- informoi policia e kryeqytetit.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.