Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një person është vrarë me armë zjarri brenda në makinë. Lajmi bëhet me dije nga burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com, ndërsa personi është qëlluar me armë nga jashtë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 5 janar 2025, në fshatin Dragoç të njësisë administrative Postribë. Burimet thonë se burri i pajetë është gjetur nga banorë të zonës brenda në makinë, të cilët kanë njoftuar policinë.
Arsyet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje ende nuk bëhen me dije, ndërsa policia nuk ka akoma një komunikatë zyrtare.