Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Rudina Pallo ka pranuar zgjatjen e afateve të paraburgimit për Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn. Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme me objekt “Zgjatjen e afateve të paraburgimit për një periudhë tre mujore në lidhje me masën e sigurimit “Arrest në burg”.

GJKKO vendosi zgjatjen e afatit të paraburgimit, përkatësisht të kohëzgjatjes së masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, për personin nën hetim Ilir Hamid Beqaj, për një periudhë prej 3 muajsh, duke filluar ky afat nga data 04.01.2025. Gjithashtu GJKKO vendosi zgjatjen e afatit të paraburgimit përkatësisht të kohëzgjatjes së masës së sigurimit personal “Arrest në burg” , për personin nën hetim Ermal Xhemal Kurtulaj, për një periudhë prej 3 muajsh, duke filluar ky afat nga 4 janari 2025.

Ndërkohë, vendimi mund të apelohet brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ish-ministri Beqaj është arrestuar për fondet e SASPAC me urdhër të SPAK-ut në muajin korrik, kur dhe GJKKO i caktoi masën e arrestit me burg. Ndërsa po ndiqet i lirë për çështjen e Sterilizimit.

NJOFTIMI

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
me datë 16.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zgjatjen e afateve
të paraburgimit për një periudhë tre mujore në lidhje me masën e sigurimit “Arrest në
burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për personat nën hetim Ilir Beqaj dhe
Ermal Kurtulaj, caktuar me vendimin Nr. 65 datë 03.07.2024 të Gjykatës së Posaçme
të shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Rudina Palloj, bazuar në
nenet 112, 238, 263 dhe 264 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 731, datë 30.12.2024,
vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit
të Organizuar me Nr. 731 regjistri themeltar, datë regjistrimi 16.12.2024, me
kërkues Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me
objekt “Zgjatjen e afateve të paraburgimit për një periudhë tre mujore në lidhje
me masën e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale
për personat nën hetim Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj, caktuar me vendimin Nr.
65 datë 03.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar”.

2. Zgjatjen e afatit të paraburgimit, përkatësisht të kohëzgjatjes së masës së sigurimit
personal “Arrest në burg”, caktuar me vendimin Nr. 65 datë 03.07.2024,
vazhduar me vendimin Nr. 73 datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës
së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit
penal Nr. 190 të vitit 2023, për personin nën hetim Ilir Hamid Beqaj, për një
periudhë prej 3 (tre) muajsh, duke filluar ky afat nga data 04.01.2025.

3. Zgjatjen e afatit të paraburgimit përkatësisht të kohëzgjatjes së masës së sigurimit
personal “Arrest në burg”, caktuar me vendimin Nr. 65 datë 03.07.2024,
vazhduar me vendimin Nr. 73 datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës
së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit
penal Nr. 190 të vitit 2023 , për personin nën hetim Ermal Xhemal Kurtulaj,
për një periudhë prej 3 (tre) muajsh, duke filluar ky afat nga data
04.01.2025. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al

4. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke
filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar. Tiranë, më datë 30.12.2024

Kujtojmë se më 23 dhjetor GJKKO kërkoi që Ilir Beqaj të akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre.

Gjithashtu u kërkua rikualifikim i akuzës edhe për biznesmenin Ilir Rrapaj, si edhe ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.

GJKKO orientoi Prokurorinë e Posaçme që ndaj tyre të ngrihet edhe akuza e grupit të strukturuar kriminal.

Prokurorët e Posaçëm, që kanë dosjen në hetim, janë shprehur se “Ne pranojme të ngrëmë akuzat siç i sugjeron gjykata. Pavarësisht se mendojmë që akuzat e ngritura prej nesh ishin të drejta”.