Sonte ka nisur edicioni i katërt i spektaklit më të madh në vend, “Big Brother VIP”. Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta.

Banorja e katërt që nis rrugëtimin sonte është Valbona Mhilli, një gazetare dhe moderatore shqiptare e njohur për punën e saj në televizion. Ajo ka moderuar disa emisione, ku ka spikatur për profesionalizmin dhe prezantimin e saj të këndshëm.

Gjatë karrierës së saj, Valbona ka qenë e ftuar në emisione të ndryshme, ku ka ndarë përvojat dhe sfidat e saj profesionale. Në një intervistë në “S’e Luan Topi”, ajo ka rrëfyer përjetimet personale lidhur me humbjen e babait të saj, duke treguar anën e saj njerëzore dhe ndjeshmërinë ndaj situatave të vështira.

Aktiviteti i saj në rrjetet sociale është i dukshëm, ku ndan momente nga jeta profesionale dhe personale me ndjekësit e saj. Në Instagram, ajo poston rregullisht foto dhe video që pasqyrojnë angazhimet e saj të përditshme.