Familja Cani është e tronditur pasi po përjeton humbjen e thellë të djalit të tyre 14-vjeçar, Martin Cani, i cili u vra në një sulm me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Ngjarja tragjike ndodhi mesditën e 18 nëntorit, pranë shkollës “Fan Noli”.

Përveç dhimbjes së madhe, familja Cani po kalon edhe vështirësi ekonomike për të përballuar shpenzimet e varrimit dhe mbështetjen psikologjike për familjen. Djali i tyre tjetër, vëllai i vogël i Martinit, Henry, është me autizëm dhe kërkon gjithnjë kujdes të specializuar.

Prindërit e Martinit, Florina dhe Angel Cani kanë hapur një fushatë GoFundMe, teksa kanë shpërndarë një mesazh prekës. Mes dhimbjes, ata shprehen se ndodhen në vështirësi financiare. Familja Cani kërkon mbështetjen e të gjithëve dhe se çdo ndihmë, do të lehtësojë sadopak barrën e tyre.

Për të kontribuar ose për të shpërndarë fushatën kliko këtu:

Apeli i plotë Florina and Angel Canit:

Familja Cani është thellësisht e pikëlluar për të ndarë humbjen shkatërruese të djalit të tyre 14-vjeçar, Martin Cani, i cili humbi jetën tragjikisht në një akt të pakuptimtë dhune. Martin u godit për vdekje me thikë në një incident në shkollë që na ka lënë të shkatërruar.

Martin nuk ishte vetëm një djalë dhe vëlla; ai ishte një rreze shprese dhe gëzimi për të gjithë ata që e njihnin. Gjithashtu, Martin ishte një futbollist i ri shumë premtues. Ai lë pas një familje të pikëlluar, duke përfshirë vëllanë e tij më të vogël, Henryn, i cili përballet me sfida të tjera si pasojë e Autizmit.

Përveç dhimbjes sonë të paimagjinueshme, ne po përballemi me vështirësi të mëdha financiare për shpenzimet e varrimit, mbështetjen psikologjike dhe kujdesin e specializuar për Henryn.

Po kërkojmë mbështetjen tuaj gjatë kësaj kohe tepër të vështirë. Çdo kontribut, sado i vogël, do të ndihmojë në lehtësimin e kësaj barre. Nëse nuk mund të kontribuoni, ju lutemi shpërndani historinë tonë në Facebook dhe Instagram për të ndihmuar që të arrijmë te të tjerët.

Ju falënderojmë për mirësinë dhe dhembshurinë tuaj ndërsa përballemi me këtë tragjedi.

Me respekt,
Florina dhe Angel Cani