Shoku i Mario Përlleshajt autorit të vrasjes së Martin Canit, Kledjon Bejkaj është dorëzuar ditën e sotme në Polici. Bejkaj fillimisht u akuzua nga Luis Meçaj, që mbeti i plagosur në sherr dhe babai i tij si autor i dytë i ngjarjes në shkollën Fan Noli.
Bëhet me dije se Bejkaj në Polici ka treguar dinamikën e ngjarjes dhe versionin e tij se si ndodhi sherri, që përfundoi tragjikisht. Ndërkohë që për veten ka deklaruar se në sherr është futur për të ndarë palët që po ziheshin.