Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar pas masakrës me 3 viktima që ndodhi një ditë më parë në Shkodër, (30 tetor) ku humbën jetën 23-vjeçari Hamza Lici, 32-vjeçari Arlind Bushati dhe një grua, e cila udhëtonte me motor me bashkëshortin e saj, pasi u përplas nga makina e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.Teksa u pyet nga gazetarët në ambientet e jashtme të Kuvendit, ai u shpreh se të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.Ai deklaroi se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete në lidhje me ngjarjen.“Dje të gjitha forcat e Policisë së Shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve. Ata janë atje për të bërë detyrën e tyre. Shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur dje”, tha ministri.
Atentati me 3 viktima, ministri i Brendshëm: Forcat e policisë në Shkodër për të arrestuar autorët! Rezultate konkrete shumë shpejt
Related Posts
112 vite pavaresi / Eliona Shkreli : Gezuar Shqiperi, por a jemi vertet te pavarur sot !?
Sot dita e Pavarësisë, Festa e Flamurit! Dita më e rëndësishme në kalendarin e festave kombëtare që na bën të krenohemi dhe të gëzojmë!Kjo ditë është ditë reflektimi sa kemi…
Irfani, flamurtari shkodran/Me simbolin kombëtar ka kaluar momente të bukura dhe të vështira
Çdo shqiptar i ka të shenjta simbolet kombëtare. I tillë është edhe flamuri kuqezi për Irfan Domnorin. Ka ngjitur sa e sa maja të larta malesh me veshjen kombëtare.Për shkak…