Katër autorë dyshohet të kenë marrë pjesë në ekzekutimin e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit pasditen e 30 tetorit 2024 në Dobraç të Shkodrës. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se në makinën ‘Range Rover’ të autorëve ishin dy qitës të cilët kanë qëlluar me breshëri kallashi ndaj mjetit të Licit dhe Hamzait. Ndërkohë, një person i tretë ka qenë duke drejtuar mjetin, ndërsa burimet thonë se është i përshirë edhe një tjetër autor që i ka ndihmuar qitësit të largohen pasi dogjën makinën.
Rreth 20 persona janë shoqëruar në Policinë e Shkodrës, mes tyre edhe Safet Bajri. Ky i fundit ka qëndruar rreth 2 orë në polici dhe mësohet se ka mohuar të ketë lidhje me atentatin. Burimet thonë se Bajri ka deklaruar se gjatë kohës kur ka ndodhur atentati ka qenë në shtëpi me familjen. Sipas tij, shtëpia është e monitoruar me kamera, që provon se ka qenë në banesë në momentin kur ka ndodhur atentati.
Viktimë e atentatit mbeti Hamza Lici, vëllai i vogël i të fortit të Shkodrës Ibrahim Lici dhe Flutura Basha, një qytetare e pafajshme që po udhëtonte me bashkëshortin e saj me motor në momentin kur ndodhi atentati. Disa orë më vonë humbi jetën në spital dhe Arlind Bushati. Djali Xhemal Bushatit, ish-kandidati i PD për kryebashkiak të qytetit të Shkodrës, që po udhëtonte me Hamza Licin në makinën Benz C- Class me targa kroate. Ndërsa në spital në gjëndje të rëndë është Bashkim Basha, bashkëshorti i Fatbadhës.
Masakra e së mërkurës në Shkodër riktheu frikën e dhunës së bandave dhe la pas një viktimë të pafajshme. Çifti Basha që udhëtonte me motoçikletë u përplas nga makina e për pasojë ndërroi jetë 56-vjeçarja Flutura Basha, ndërsa bashkëshorti i saj, 67-vjeçari Bashkim Basha po lufton për jetën në spital.
Atentatorët kanë qëlluar me breshëri automatiku dhe në vendngjarje janë gjetur me dhjetëra gëzhoja, siç shihet në pamjet e Report tv. Pak orë më vonë, Policia gjeti në zonën e Grudës së Re një automjet Land Rover model tip, u shkrumbuar. Në brendësi u gjetën dy automatikë që dyshohet se janë përdorur në ngjarje.
Viktimat e atentatit në Shkodër 30 tetor 2024
Të vrarë
Hamza Lici – Vëllai i Ibrahim Licit – 23 vjeç
Flutura Basha – qytetare, po levizte me motor me burrin – 66 vjeçe
Arlind Bushati – Djali i Xhemal Bushatit – 32 vjeç – Vdiq pas disa orësh në spital
I plagosur rëndë
Bashkim Basha – bashkëshorti i Fluturës – 67 vjeç