Kryeministri Edi Rama, në një takim me sipërmarrësit, në kuadër të takimeve që po zhvillon mr grupe të ndryshme interesi në lidhje me informalitetin dhe mos deklarimin e plotë të pagave, u ndal te sektori i ndërtimeve.

Ai u shpreh se deklarimet e pagave me 60 mijë lekë të reja, nuk do të pranohen, dhe do t’u kthehen pas si probleme me dokumentacionin, për të vijuar më tej me masa të tjera.

“Ndërtuesit do ta pësojnë si ata që nuk paguan energjinë elektrike.
Fillimisht do tu kthehet deklarimi pas duke u thënë keni bërë një deklarim në dokumentacion, më pas do të procedohet në masa të tjera. Mund të shkojë deri në kolapsin e kompanisë kështu që merreni seriozisht.

Mund ta bëjmë edhe si vendet nordike e t’i detyrojmë nxjerrjen e pagave të të gjithëve me ligj, që të gjithë ta shohin sa paguan kë dhe sa. Por kjo është arma e fundit. Fillimisht hyn në lojë krimi ekonomik,. Nuk janë kërcënime e presione, janë ajo që kemi ndërmend të bëjmë. Mos provokoni shtetin”, tha ai.