Problemet e furnizimit me energji elektrike në zonat turistike të Razmës, Bogës, dhe Thethit pritet të marrin fund brenda këtij viti.

Drejtori rajonal i OSHEE Rajoni Verior, Armando Zhuka, tha se puna për lindjen e re 35 kw do të nisë gjatë muajit të ardhshëm.

Linja e re, e cila do të këtë 3 stacione në Razëm, Bogë dhe Theth pritet t’i japë fund njëherë e mirë defekteve në këto zona turistike.

Sa herë ka reshje shiu apo erë të fortë përcjellësit e linjës Razëm-Bogë pësonin defekt duke lënë në errësirë banorët dhe bizneset atje.

Me investimin e ri, Zhuka thotë se këto zona nuk do të kenë më problematika sa i takon furnzimit me energji elektrike.