Projekti i Bashkive me Shfrytëzim Inteligjent tëEnergjisë (SEMP) përmirëson efiçencën e energjisë në Shqipëri duke promovuar përdorimin e qëndrueshëm të energjisë
Projekti SEMP po bën hapa të rëndësishëm për efiçencën e energjisë në Shqipëri dhe prezanton Sistemet e Menaxhimit të Energjisë (EMS) bazuar në Çmimin Evropian të Energjisë në katër bashki pilot: Berat, Korçë , Përmet dhe Shkodër. Këto sisteme i ndihmojnë bashkitë të përputhin politikat e tyre me politikat kombëtare të energjisë. Gjithashti projekti rrit efiçencën e energjisë dhe të promovon energjinë e rinovueshme në përputhje me objektivat e politikave energjetike dhe klimatike të Shqipërisë.
NëShkodër inaugurohet ndriçimi rrugor me eficence të energjisë
Më 21 Tetor 2024, Zëvendës Shefi i Misionit Zviceran Z. Philipp Arnoldsë bashku me Zëvendës kryetarine bashkisë Shkodër Z. Onid Bejleripëruroi ndriçimin e ri rrugor në disa nga rrugët e BashkisëShkodër. Kjo iniciativë, e mbështetur nga Zvicra përmes projektit SEMP, zëvendëson shtyllat dhe llambat e vjetruara me presion të lartë të natriumit (HPS) me drita LED me efikasitet energjie në një gjatësi prej 7 km rrugë nëqytet. Përmirësimi pritet të sjellëkursime të konsiderueshme të energjisë dhe të reduktojë kostot për Bashkinë. Me një investim prej rreth 0.6 milion €, projekti nënvizon angazhimin e Shkodrës për të modernizuar infrastrukturën e saj duke i dhënë përparësi qëndrueshmërisë.
Forcimi institucional për menaxhimin e qëndrueshëm të energjisë
Projekti SEMP nuk fokusohet vetëm në infrastrukturë, por edhe nëmenaxhimin e qëndrueshëm të energjisë. Projekti ka lehtësuar krijimin e Njësive Komunale të Menaxhimit të Energjisë (MEMU) në bashkitëpilot. Këto njësi janë përgjegjëse si për ekzekutimin e projekteve specifike energjetike, ashtu edhe për zhvillimin e planeve lokale të energjisë dhe klimës (MECAP). Gjatë vizitës së tij në Shkodër, z. Philipp Arnold u takua me anëtarët e MEMU për të diskutuar ndikimin e përpjekjeve të projektit për ndërtimin e kapaciteteve të tyre.
Gjithashtu, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, SEMP po punon për zhvillimin e legjislacionit kombëtar për menaxhimin e energjisë që do të nxisë të gjitha bashkitë në Shqipëri të adoptojnë praktika profesionale dhe të qëndrueshme të menaxhimit të energjisë.
Çfarë është Projekti i Bashkive me Përdorim Inteligjent tëEnergjisë (SEMP)?
SEMP është një projekt i Sekretariatit Shtetëror të Zvicrës për Çështjet Ekonomike (SECO) i zbatuar në partneritet me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE ) dhe Agjencinë Kombëtare për Efiçiencën e Energjisë (AEE) që vepron si Njësia Kombëtare e Menaxhimit të Projekteve (PMU).
Projekti zbatohet nga Konsorciumi SEMP i përbërë nga këto kompani ndërkombëtare dhe kombëtare: GFA Consulting Group GmbH, Gjermani (udhëheqës i projektit), ENCO Energy Consulting AG, Zvicër, EECG Energy and ambient Consulting Group sh.p.k , Shqipëri; EBP Schëeiz AG, Zvicër. Projekti zbatohet nga viti 2021 deri në vitin 2025.