Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, u shpreh se nuk do të jetë pjesë e aksionit opozitar të Partisë së Lirisë, pasi nuk dëshiron që të krijojë konfuzion duke qenë se kanë qëndrime të ndryshme.

Ajo ka vlerësuar figurën politike të ilir Metës, për të cilin tha se është një gjeni politik që nuk bën kurrë gabime politike, por është tradhtuar nga bashkëpunëtorët e tij.

Kjo sipas saj justifikon edhe nervozizmin dhe agresionin e tij, herë pas here.