Kryetari i Bashkise jep lajmin: Lidhet kontrata 4.7 mln euro per rrugen Shiroke – Zogaj.

Postimi:

4.7 milionë euro, lidhet kontrata për fillimin e punimeve në rrugën Shirokë-Zogaj dhe sistemin e ujërave të zeza për këto zona.

Ky projekt do të zbatohet nga kompania ALB Star e cila fitoi kontratën 4.7 milione euro.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është njoftuar për nënshkrimin e kontratës mes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe kompanisë Alb Star e cila parashikon që punimët te perfundojnë me 2 tetor 2025.

Kjo ndërhyrje, është vijim i një sërë investimesh të mëdha që kanë përfshirë Shkodrën, ku ka nisur puna për hyrjen e qytetit, investimi 11 mln euro për segmentin nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallekut, si dhe transformimin e Zdrales.