Ka mbërritur në portin e Shëngjinit Guardia Costiera, anija e cila mori dhe ktheu sërish në Itali 12 emigrantët që u akomoduan më parë në kampin e Gjadrit.
Ishte Gjykata e Romës e nuk e vlerësoi të ligjshëm vendosjen e emigrantëve brenda qendrës italiane në Gjadër në Shqipëri.
Masa e gjykatës urdhëroi kthimin pas në Itali të 12 emigrantët, të cilët kishin mbërritur më herët në Gjadër. Sipas vendimit të gjykatës dy vendet nga vijnë emigrantët, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk janë të sigurta edhe në dritën e vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
Ky vendim megjithatë nuk shfuqizon kampet sepse ata janë ndërtuar për refugjatët që shkojnë atje nga vendet e cilësuar të sigurta.
Ndërkohë kryeministrja italiane Giorgia Meloni bën me dije se vendimi do të apelohet, teksa shton se nuk janë gjykatat ato që vlerësojnë se cili vend është i sigurt ose jo.