Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka folur ditën e sotme në lidhje me situatën e krijuar ditën e djeshme në Kuvend.
Duke adresuar pikëpyetjet e ngritura, nëse efektivët kishin armë apo jo, ministri theksoi se asnjë punonjës policie nuk ka pasur armë gjatë ditës së djeshme, te Kuvendi. Ai shtoi më tej se deputetët e opozitës ushtruan dhunë ndaj Gardës së Republikës, të cilët po kryenin thjesht detyrën.
“Keqardhje për deputetët e opozitës të cilët ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe Gardës që ishin atje për të kryer detyrën. E drejta e tubimit do të garantohet gjithmonë nga ana e punonjësve të policisë, ndërsa e drejta e dhunës, djegies, shkatërrimit, goditjen e punonjësve të policisë nuk do të lejojmë.
Në deklaratë e policisë së shtetit të dhënë dje, është shprehur qartë se nuk ka pasur asnjë tentative të nxjerrjes së armës. Në ligjin për tubimet është shprehur rastet e përdorimit të armës së zjarrit. Forcat nuk kanë pasur armë zjarri.
Sulmi i deputetëve ndaj policisë dhe Gardës së Republikës, në prag të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nuk është i pranueshëm sepse ata janë atje për të mbrojtur institucionet kushtetuese.
Forcat e Policisë së Shtetit që kanë qenë të planëzuar në shërbim, kanë qenë për të bërë detyrën. Ndjej keqardhje që forma dhe mënyra e intimidimit dhe e imponimit të kësaj mazhoranceme mjete shkatërruese djegëse nuk është forma e duhur dhe bie ndesh me parimet e demokracisë.”- tha ministri.