Kristjan Asllani ishte padyshim lojtari i ndeshjes në përballjen e Shqipërisë me Gjeorgjinë, në Ligën e Kombeve.
Goli i mesfushorit i siguroi fitoren minimale kombëtares tonë, duke lënë gjithçka të hapur në grup. Por duket se performanca e shqiptarit që aktivizohet me Interin, ka qenë mjaftueshëm e mirë, sa t’i siguronte atij edhe një vend në formacionin e javës.
Faqja e specializuar e statistikave “Whoscored.com” ka vlerësuar paraqitjen e Asllanit me notën 8.63, duke e renditur mes më të mirëve. Në këtë formacion, shqiptari gjen dhe shokun e skuadrës tek Inter, austriakun Mark Arnautoviç, i cili është vlerësuar me notën 8.43. Ndër emrat e tjerë, janë mbrojtësi anësor i Liverpool, Alexander Arnold, dhe talenti i ri nga Turqia, Yildis.