Një gjobë e re socialiste për Shkodrën
Zhvatja e shkodranëve nga kryebashkiaku i emëruar prej bandave kriminale nuk ka të ndalur.
Pas rritjes së çmimit të ujit, pa sjellë asnjë përmirësim në shërbim, pas rritjes në maksimum të disa tarifave të tjera kryesisht për biznesin, pa asnjë kriter e pa ofruar asgjë, Benet Beci do të ndalojë shkodranët të parkojnë falas në rrugë.
Propozimi i kryebashkiakut me votë të blerë nga krimi dhe korrupsioni nuk bazohet në asnjë studim dhe nuk sjell asnjë përfitim për qytetarët, përkundrazi. Modeli Veliaj i kryeqytetit, ku parkimet u bënë me pagesë gjoja për të ndikuar në më pak trafik, është një model i dështuar. Trafiku në Tiranë mbetet një gangrenë, edhe pse nuk ka mbetur rrugë pa u bërë me pagesë.
Nga parkimet me pagesë në rrugët e Shkodrës do të përfitojë vetëm bashkia, e cila pa marrë parasysh faktin që Shkodra mban vendin e parë në rang kombëtar për papunësinë si dhe përballet me vështirësi të jashtëzakonshme ekonomike, do të rrisë buxhetin duke rritur më shumë shpenzimet mujore në kurriz të familjeve shkodrane.
Mbi 1250 familje do paguajnë të paktën 8800 lekë apo 88 euro në muaj vetëm për parkim.
Parkimet me pagesë do të krijojnë stres dhe një problem të ri për banorët pranë këtyre zonave. Ata s’do të kenë më ku të parkojnë pa lekë, do të harxhojnë më shumë kohë e karburant dhe për rrjedhojë do krijohet edhe më shumë ndotje për të gjetur vendparkim të lirë pa pagesë. Këtu nuk po përfshij efektin e gjobës për ndonjë parkim të papërshtatshëm në rrugët sekondare midis zonave të banuara. Kjo do të ndodhë praktikisht në të gjithë qytetin, pasi rrugët ku do të vendoset detyrimi për pagesë parkimi janë rrugët kryesore në qytetin e Shkodrës, Shirokë dhe Velipojë:
Bulevardi “Zogu i Parë”
Rruga “Studenti”
Rruga “Qemal Draqini”
Rruga “Martin Camaj”
Rruga “Vilson”
Bulevardi “Skënderbeu”
Bulevardi “Bujar Bishanaku”
Vendparkimi në hyrje të Shirokës.
Vendeparkimi në dalje nga qendra e Shirokës.
Vendpakimi në qendër të Velipojës.
Vendparkimi në rrugën Pashko Selita, Velipojë.
Një pushtet që mbahet në këmbë nga krimi i organizuar dhe korrupsioni jo vetëm nuk jep llogari tek qytetarët, por do të vazhdojë t’i rëndojë ata me taksa të tjera me të cilat synon të mbulojë mungesën e vëmendjes nga buxheti i shtetit. Do të vazhdojë t’i varfërojë, t’ua sjellë shpirtin në majë të hundës dhe t’i detyrojnë të largohen, siç kanë bërë me mijëra e me mijëra shkodranë që fatkeqësisht edhe për emigrim mbajnë vendin e parë.
Ata që bënë fushatë duke sharë Shkodrën si të prapambetur dhe duke u krenuar me lungomaren e Vlorës, gjatë përmbytjeve të para pak ditëve e panë mirë shkërmoqjen e modelit të abuzimit dhe propagandës 3D.
Mbasi dështuan plotësisht të kishin një vizion të tyre apo investime serioze nga buxheti i bashkisë, kanë gjetur strehë dhe propagandojnë projektet e Bashkisë kur drejtohej nga PD, disa të realizuara e të tjerat të dërguara për financim qeverisë dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim të cilëve deri tani me porosi politike u ishte vënë kyçi por askush nga këta rilindasit e Shkodrës nuk hapi gojë për 11 vite persekutim të shkodranëve nga qeveria qendrore edhe pse taksat shkodranët i paguanin njësoj si të tjerët. Ndërsa tani papritmas atyre projekteve e kërkesave u jepet ok për financim.
Është e kotë të presësh reflektim nga ata që përpara interesit të Shkodrës e Shqipërisë vejnë interesin personal e të partisë.
Por ne kemi një rrugë për ta ndaluar këtë të keqe. Ky pushtet duhet refuzuar në çdo mënyrë dhe me çdo mjet! Të bëhemi bashkë e të reagojmë! Askush më mirë se ne nuk ka për të qeverisur Shkodrën dhe Shqipërinë në interesin më të mirë të qytetarëve tanë!
Nga Bardh Spahia : Një gjobë e re socialiste për Shkodrën
Related Posts
Opinion / Shkodra ka nevojë për një qasje të re, ku puna, projektet dhe vizioni të jenë “fusha e lojës” dhe jo retorika e bllokimit të foltoreve!
Nga Jona Leqejza Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak Shkodër ishte një episod që nuk i shërben qytetarisë shkodrane. Ngjashmëria me skenat e tensionuara që shohim në parlament ishte e…
Po sikur Trump t’i heqë non-gratën Berishës, a kërkon falje? Lulzim Basha: Unë nuk jam fallxhore…
Lulzim Basha ka dhënë një intervistë për Ylli Rakipin në emisionin Të Paekspozuarit në MCN Tv, ku foli për disa çështje, ndër të cilat edhe shpalljen non-grata të Berishës nga…