Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, është arrestuar pak më parë.
Lajmin për ngjarjen, kreu i Partisë Demokratike e mori ndërkohë që ishte në një deklaratë për shtyp live.
Ai u shpreh se kjo që ka ndodhur është persekutim politik ndaj kreut të PL, ndërsa shtoi se arrestimi i tij ka ardhur me urdhër të kreut të qeverisë, Edi Rama.
“Persekutimi i Kreut të PL është politik. Nuk kanë konfirmuar asnjë fakt, asnjë dokument por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta dhe fizik të Ilir Metës.
Rama është i implikuar direk në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Ju kam informuar këtu se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën”, tha ai.