Një shtetas rumun është futur në pranga në Shkodër pasi i vodhi me dhunë portofolin dhe celularin një 18 vjeçari.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në bulevardin ‘Zogu i Parë’ në Shkodër.
Rumuni Deliver Lounut u vu në pranga nga policia vetëm pak momente më vonë pasi ndodhi ndodhi ngjarja.
Gjatë kontrollit rumunit iu gjet celulari i vjedhur dhe portofoli me 4000 lekë të rinj. Gjithashtu iu gjet edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa, e cila u sekuestrua.
‘Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër të paidentifikuar, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Zogu i Parë”, i kanë vjedhur me dhunë një shtetasi 18 vjeç, banues në Shkodër, celularin dhe portofolin ku mbante 4000 lekë.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. L. i janë gjetur celulari dhe portofoli që kishte vjedhur, si dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.’, njofton policia.