Policia e Pukës ka dhënë detaje lidhur me banesën e cila u përfshi nga flakët në fshatin Mesul.
Sipas komunikatës, banesa është djegur tërësisht nga zjarri, teksa nuk raporohet për të lënduar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Njoftimi i policisë:
Pukë/Informacion paraprak
Në fshatin Mesul, në banesën e shtetasit A. K., ka rënë zjarr dhe për pasojë banesa është djegur plotësisht.
Nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.
(BalkanWeb)