Ndryshe nga zakonisht, ku kalaja “Rozafa” vizitohet nga turistë të shumtë për t’u njohur nga afer me historine e saj , pasditen e djeshme, kështjella u bë qendër e një eventi sportive.
Përmes një atmosfere të këndshme, rreth 100 pjesmarrës nga i gjithë vendi u benë pjesë e një gare.
“Red Bull pushton kalanë” ishte një miks i garave me pengesa dhe garave aventureske që sfiduan pjesëmarrësit deri në vijën e finishit për t’u bërë “Pushtuesi i fundit i Kalasë’.
Ky format gare vjen për herë të parë në Shqipëri me iniciativën e Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me kompaninë ‘Red Bull’, me mbështetjen e Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.