Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka zgjedhur që këtë vit të urojë nxënësit për vitin e ri arsimor nga shkolla e Postribës “Adem Haxhia”, si një nga shkollat përfituese të investimeve të rikonstruksionit të terreneve sportive.
Ai ka uruar nxënësit për një vit të mbarë, ndërkohë që pohoi se arsimi është dhe përmirësimi I ambienteve shkollore është prioritet i punës së Bashkisë Shkodër.
Gjatë kësaj vizite, kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka parë edhe ambientet e shkollës “Adem Haxhia” si dhe ka inspektuar kantierin e hapur të punës për ndërtimin e 3 fushave sportive në këtë shkollë.
Bashkia Shkodër, falë projekteve të saj, është bërë përfituese e investimeve në shkolla. Shkollat që do të rikonstruktohen tërësisht, “Ndre Mjeda” dhe “Kolë Idromeno”, dhe terrenet sportive për shkollën “Adem Haxhia”, shkollën “Prenk Jakova”, “Dëshmorët e Prishtinës” dhe shkollën “Xheladin Fishta”.