Paraqitje e mirë, por… që nuk mjafton për të vazhduar më tej. Vllaznia e futbollit të femrave është eliminuar nga Champions League pas disfatës 1-0 të pësuar përballë kampiones së Austrisë, St.Polten. Gjithçka u vendos nga një gol i shënuar nga Dubcova në minutën e 17-të të takimit.
Në pjesën e dytë vajzat kuqeblu tentuan disa herë të godasin kundërshtarin, por pa arritur të gjejnë golin. Kur kishin mbetur dhe 10 minuta nga fundi i sfidës, Doçi u ndëhskua me kartonin e dytë të verdhë, duke e bërë gjithçka akoma më të vështirë.
Rezultati i fiksuar në minutën e 17-të mbeti në fuqi deri në fund dhe St.Polten fiton të drejtën për të kaluar në turin e dytë, ndërsa Vllaznia i thotë lamtumirë Champions League.