Vllaznia në futbollin e femrave ka arritur të triumfojë në Champions League, duke mposhtur në gjysmefinalen e grupit 2 kampionen e Gjeorgjisë, Lanchkhuti, me rezultatin 3-0.
Një sukses që u ka dhënë të drejtën vajzave kuqeblu të sigurojnë biletën për në finalen e këtij grupi. Në fundin e pjesës së parë ishin Doçi 42’ dhe Borci 45’+4 që e bënë ëndrrën realitet me golat e shënuar. Ndoj 82’ mbylli të gjitha llogaritë në këtë sfidë për fitoren 3-0.
Tanimë vajzat shkodrane do luajnë kundër austriakeve të St. Polten të cilat mundën me shifrat 5-0 azeret e Neftçi Baku. Ndeshja mes dy skuadrave do të zhvillohet të shtunën po në Gjeorgji ku janë organizuar sfidat e minigrupit kualifikues.