Mbi 70 role në skenën e teatrit “Migjeni”, 13 role në kinematografinë shqiptare dhe dhjetra shfaqje të vendosura në skenë me trupat amatore te zonës së veriut si edhe 5 dokumentarë të realizuara për figurat e shquara të qytetit.
Janë këto disa nga arritjet e aktorit dhe ish-drejtuesit të teatrit në Shkodër, Agron Dizdari. Ishte 19 vjeç kur erdhi në dyert e tempullit të kulturës.
Astrit Fani kujton një nga shfaqjet ku aktori Dizdari do të spikaste me rolin e tij. Kolegët çmojnë vlerat e aktorit jo vetëm në skenë por edhe jashtë saj.Agron Dizdari vijon të jetë edhe sot e kësaj dite një kontribues i jetës artistike të qytetit si dhe një ndjekës besnik i çdo shfaqjeje që përcjell teatri “Migjeni” për publikun e tij.