Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka aprovuar 30 masa sigurie këtë të mërkurë.


Ka nisur një operacion i gjerë nga SPAK, pas lëshimit të urdhër arresteve.

Është vendosur masë arresti shtëpiak edhe për ish gjyqtaren Pajtime Fetahu, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.


Sipas informacioneve, operacioni i cili vijon ende nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme është vazhdim i “Plumbit të Artë”.

Operacioni “Plumbi i Artë”, i zhvilluar në maj të vitit 2022 goditi 8 grupe kriminale në Elbasan, Durrës dhe në Tiranë.


Operacioni u zhvillua menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Arratia” në Fier.//Top Channel