Çdo ditë e më tepër po del në dritë pasuria e vyer arkeologjike e Luginës së poshtme të Drinit, me vendbanimin e Komanit.
Ekspedita kërkimore-arkeologjike që këtë vit u zhvillua gjatë muajit të nxehtë të Korrikut synon vazhdimin e gërmimeve në nekropolin qëndror të Komanit, një prej varrezave më të mëdha mesjetare në vend, por dhe nga më të njohurat në pjesën e Ballkanit perëndimor e që përbën burimin kryesor të të dhënave rreth popullsisë përgjatë shek. VI deri në shek. XIV.
Përmes këtij projekti të dhënat dhe kultura materiale po jep dhe do krijojë mundësinë të mësojmë më shumë për organizimin topografik të varrezës, riteve funerale, paleodemografisë (ushqimit, sëmundjeve, gjenetikës, mobilitetit), kodeve sociale, stadin që kishte arritur, prodhimeve e shkëmbimeve ndërajonale të popullsisë.
Ky projekt i rëndësishëm kërkimor zbatohet dhe mbështetet nga CNRS Paris/Orient et Méditerranée École Française de Rome ???????? nën drejtimin e Doc. Etleva Nallbani, zj. Elvana Metalla, Instituti i Arkeologjisë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë ???????? zj. Jocelyne Desideri, Université de Genève ???????? dhe DRTK Shkodër.
Vendbanimi i Komanit, projekti shqiptaro – francez, zbulon te tjera fakte per varrezat mesjetare
Related Posts
Primarët e PD për 11 majin, kush do të jetë pjesë e listës së sigurtë!
Sipas Kodit zgjedhor, partitë politike kanë edhe pak më shumë se 2 muaj kohë për të regjistruar kandidatët për deputet që do të garojnë në procesin e 11 majit. Në…
Nga Zija Vukaj / NJERUI DHE QYTETI (Requiem për Sabah BIZIN)
NJERUI DHE QYTETI (Requiem për Sabah BIZIN) Të gjitha qytetet do të ishin njëlloj, po të mos kishin pak individë që bëjnë diferencën. Ka njerëz që janë bekuar nga fati…