Rreth 400 milion euro është vlera totale e projektit për ndërtimin e linjës së re hekurudhore Vorë-Hani i Hotit me një bashkëfinancim nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare, ku vendi ynë ka kërkuar hua.
Në Bashkinë Malesi e Madhe projekti do të përfshijë rehabilitimin e trasesë, zëvendësimin e superstrukturës, ndërtimin e mureve mbajtëse për të shmangur rrëshqitjet e terrenit rrëzë kodrave, zëvendësimin e tombinove, si dhe përmirësimin e kanaleve kulluese, në të dy anët e hekurudhës.
Linja hekurudhore Vorë–Hani i Hotit shënon projektin e dytë të infrastrukturës hekurudhore në Shqipëri, pas asaj Durrës–Rinas–Tiranë. Projekti synon rehabilitimin dhe ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore.