Malësia e Madhe, me pasuritë e saj të shumta turistike, po tërheq një numër të kënaqshëm vizitorësh. Pushteti lokal këtë sezon është i fokusuar te pastrimi i territorit për të pritur sa më mirë turistë. Razma ka një ndryshim të madh me vitet e kaluara në pjesën e pastërtisë së territorit.
Janë të shumtë turistët, por edhe vizitorët nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, që zgjedhin të kalojnë fundjavën në Razëm, apo edhe të shijojnë një drekë me produkte bio, karakteristike për malësinë.
Razma, e deri sipër në Lepushë të Kelmendit, po bëhen brende të rëndësishme turistike. Ato po frekuentohen nga turistët në të katër stinët e vitit .