45 vjet në shërbim të qytetarëve, nderohet me certifikatën e karrierës, me rastin e daljes në pension, punonjësi i Policisë nënkomisar Ernest Marku.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtues i Parë Edmond Sulaj, në prani të kolegëve, i ka dorëzuar punonjësit të Policisë Ernest Marku, certifikatën e karrierës, akorduar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Ndër të tjera, Drejtor Sulaj ka theksuar se: “Të rrugëtosh për 45 vjet në rrugën e mbushur plot sifida, sakrifica e rreziqe, dhe të arrish në fund duke e mbyllur këtë rrugëtim të vlerësuar me certifikatën e karrierës, besoj se nuk ka pasaportë krenarie më të mirë për ju, familjen tuaj dhe për ne familjen e madhe të Policisë së Shtetit”.
Drejtor Sulaj i ka uruar z. Marku, pension të mbarë dhe e ka ftuar atë që mos heqë dorë nga ky mision kaq fisnik, por të jetë aktiv në ndihmë të Policisë vendore, për t’iu shërbyer qytetarëve.
Nënkomisar Ernest Marku ka falënderuar Drejtorin e DVP Shkodër dhe nëpërmjet tij Drejtorin e Pergjithshëm të Policisë së Shtetit, për vlerësimin me certifikatë, si dhe kolegët e tij, me të cilët për 45 vjet ka punuar me përkushtim, ndershmëri dhe sakrificë, për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe për t’iu shërbyer qytetarëve.