Hoxhë Muhamed Sytari, njëri ndër hoxhallarët më të dashur në Shqipëri, ka ndarë një histori interesante me publikun përmes një video të publikuar në youtube.
Hoxha i nderuar, Muhamed Sytari, tregon historinë e bukur që e kishte përjetuar se si një djalosh i ri i kishte ndihmuar një të moshuari.
Nga ky rast hoxha kishte mbetur i mahnitur, ka nxjerrë mësime nga kjo histori dhe ato mësime i ka ndarë me njerëzit e tjerë.
Këtë çast hoxha ishte kujdesur që ta fotografonte dhe fotografinë e ka publikuar brenda videos së shpërndarë. Hoxha, ndër të tjera, lutet që të rinjtë e tillë të shtohen në mesin tonë, transmeton Fol Drejt.