Pas 6 orësh seancë, Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorit të tij Ermal Kurtuljat, pavarësisht se kërkuan liri me kusht duke vendosur një garanci pasurore, të prangosur për abuzimet me fondet e BE në SASPAC.


Masa është ndryshuar për Alfred Nikollajn, i cili nga arrest me burg është lënë në arrest shtëpie. Po në arrest shtëpie është lënë edhe Elton Marini. GJKKO lë në detyrim paraqitje Bledar Lekën dhe Bjona Zijajn.

Beqaj kërkoi liri me kusht, ndërsa ofroi të vendosë si garanci 50 mijë euro. Edhe bashkëpunëtori i Ilir Beqajt, Ermal Kurtulaj, ka kërkuar masë më të butë sigurie me garanci pasurore! Ai ka deklaruar se: Sapo kam shitur një “Audi Q7”, mund ta vendos shumën e parave si garanci pasurore.


Ish-ministri Beqaj ka mohuar akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e medias.
Seanca u shty për sot me kërkesë të avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore. Gjyqtarja Rudina Palloj vlerësoi masat e sigurisë.