KQZ ka vendosur të shpallë të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.


Ky i fundit ka lënë ambientetet e burgut dhe ishte gjithashtu i pranishëm në seancë ku mbajti fjalën e tij. • Beleri mbërriti në KQZ para disa minutash, i shoqëruar nga policia dhe me pranga në duar. Gjatë fjalës së saj, avokatja e tij tha se kjo është procedurë e pavlefshme, pasi sipas saj KQZ nuk e ka kompetencën të vendosë fatin e mandatit të Belerit.


Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 Majit u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. • Më vonë ai u dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë dhe e Dytë, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. • Aktualisht Fredi Beleri është zgjedhur eurodeputet i partisë Demokracia e Re e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis.