Shkodrës së kampionëve nuk i mungojnë talentet e reja. Pata kënaqësinë të prisja në një takim nënkampionin e Europës për të rinj në peshëngritje, Antonino Mullisin së bashku me presidentin e federatës shqiptare të peshëngritjes Elez Gjoza, trajnerin e kombëtares Artur Lagja, legjendën Asim Belinova, si dhe kryegjyqtarin Avni Boja, që shoqëroheshin edhe nga kreu i qarkut Edmond Ndou. Arritjet e këtij talenti të ri, janë padiskutim frut i punës dhe përkushtimit të tij, familjes, trajnerit dhe të gjithë ekipit që punon me të. Por janë dhe gjenezë e Shkodrës, që nxjerr nga gjiri i saj kampion. Do të jem një mbështetës i pakursyer i të tilla talenteve që na bëjnë krenar kudo në botë, duke lartësuar flamurin kuqezi!