Me urdhër të SPAK është arrestuar ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ishte prej muajsh nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
Lajmi konfirmohet nga burime mediatike pranë SPAK, ku mësohet se në pranga është vënë dhe një nga njerëzit më të besueshëm të Beqajt, Ermal Kurtulaj si dhe shtetasi Alfred Nikolla.
Ermal Kurtulaj ka qenë koordinatori i projektit EUSAIR, projekt i rëndësishëm i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).
Mësohet se në total janë lëshuar 5 urdhër-arreste, ku për tre prej tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” dhe për dy të tjerë masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Burime bëjnë me dije se Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla janë arrestuar në kuadër të hetimeve nga SPAK për korrupsion dhe fshehje pasuri në lidhje me abuzimet me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) nga BE.